2 milionë turistë vizituan muzetë e Shqipërisë në 3 vite
Mbi 2 milionë turistë kanë parë objektet tona historike në Shqipëri në tre vitet e fundit.
2019-ta është periudha me numrin më të lartë të vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike në Shqipëri, me 1 milionë turistë.
Nga ky vit, në buxhetin e shtetit janë shtuar 1.6 mln euro nga turizmi kulturor.
Por izolimi nga pandemia e dha menjëherë goditjen në turizmin kulturor.
Në vitin 2020 turizmi në vend arriti në pikën më të ulët. Rreth 190 mijë turistë vizituan muzetë dhe sitet arkeologjike. E përkthyer në të ardhura, numri i vizitorëve në 2020 ka futur në buxhetin e shtetit rreth 330 mijë euro.
Gjashtë-mujori i parë i 2021 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vizitorëve.
Të dhënat e Ministrisë së Kulturës tregojnë se 108 mijë vizitorë kanë parë muzetë dhe monumentet, duke grumbulluar mbi 250 mijë euro.
Ardhja e vitit 2022 solli lehtësira në lëvizje, duke dhënë një sinjal optimist që turizmi do të rikthehet në ritmet para pandemisë.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme