Patenta blihen edhe në BE, tek ne fenomen në zhdukje, thotë Gonxhja
Fenomeni i shit-blerjes së patentave është fenomen i përhapur edhe ne vende te BE, por në Shqipëri ka ardhur duke u zvogëluar.
Sipas Blendi Gonxhjes, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor fenomeni i blerjes së patentave në vendin tonë ishte i zakonshëm deri në vitin 2018 dhe një nga arsyet kryesore sipas ishte testi që duhet të kalonin aplikantët e patentës i cili ‘qëllimisht ishte hartuar i ngatërruar’.
Ai pretendoi se thjeshtimi i testit nga ana e drejtorisë që ai drejton u ka mundësuar 30 për qind më shumë aplikantëve ta marrin patentën me herën e parë.
“Rregullimi i këtyre fjalive plot me gabime, pa pikë, pa presje ka bërë që në 2021 kemi +12500 fitues, ose 31 për qind e aplikantëve që e kanë marrë testin që herën e parë. Ulja e fenomenit për blerjen e patentës është unifikuar me një manual të certifikuar për të gjithë”, tha Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit