Të bashkuar kundër kërcënimit rus, mijëra qytetarë marshojnë në Kiev
Mijëra ukrainas kanë marshuar në Kiev të shtunën për të treguar unitet mes frikës për një pushtim të mundshëm nga Rusia.
Qytetarët thërrisnin “lavdi Ukrainës”, ndërsa mbanin në dorë flamuj dhe parrulla me mbishkrimet “ukrainasit do të rezistojnë” dhe “pushtuesit duhet të vdesin”.
Tensioni është rritur pasi Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa pranë Ukrainës dhe po stërvitet me rigorozitet. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se një pushtim mund të fillojë në çdo moment. Rusia mohon planifikimin për të pushtuar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se informacionet që qarkullojnë për një luftë që do të shpërthejë së shpejti janë të tepërta. Ai nuk la pa përmendur se një sulm rus mund të ndodhë në çdo kohë.
“Miku më i mirë i armiqve tanë është paniku në vendin tonë. Dhe të gjitha këto informacione thjesht po shkaktojnë panik dhe nuk mund të na ndihmojnë. Unë nuk mund të pajtohem ose të mos pajtohem me atë që nuk ka ndodhur ende. Deri më tani, nuk ka asnjë luftë në shkallë të plotë në Ukrainë,” – u shpreh Zelenskiy.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri perëndimore u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe Uashingtoni tha të shtunën se po urdhëronte shumicën e stafit të ambasadës së tij në Kiev të largohej.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut