Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në komisionin për reformën zgjedhore
Partia Socialiste do të ketë nga 8 anëtarë në komisionin për reformën zgjedhore dhe në atë për reformën administrative-territoriale, përbërja e të cilëve pritet të votohet të enjten
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi për mediat se bashkëkryetar për reformën zgjedhore nga PS do të jetë Damian Gjiknuri.
Të dy komisionet do te jenë bipartizane, me bashkëkryetar; një nga PS dhe një nga PD. Afati i të dy komisioneve është 6-mujor.
Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS:
Damian Gjiknuri bashkëkryetar
Blerina Gjylameti anëtare
Klotilda Bushka anëtare
Toni Gogu anëtar
Ermonela Felaj anëtare
Arben Pëllumbi anëtar
Blendi Klosi anëtar
Klevis Xhoxhi anëtar
Anëtar zëvendësues:
Gledis Çeliku
Jurgis Çyrbja
Xhemal Qefalia
Balla mohoi që votimi i zgjatjeve të organeve të vetingut nga Partia Demokratike të ishte arritur përmes negociatave me qeverinë në këmbim të ndryshimeve të kërkuara nga opozita lidhur me reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Nuk dua të paragjykoj punën e këtij komisioni. Ka plot çështje që meritojnë të diskutohen. Nuk ka pasur negociata për votimin. Është thjesht dhe vetëm ndërgjegjësimi i deputetëve të opozitës që vendosën ta mbështesin duke e konsideruar reformën në drejtësi hap të rëndësishëm”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil