Zbardhet vrasja e pronarit të marketit në 2018, autorët me pagesë
Vrasja e Agim Bucit brenda marketit të tij në Kamëz në 2018 nuk ishte për grabitje, por e kryer nga vrasës me pagesë.
Ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik në atë kohë ka marrë tjetër rrjedhë pasi njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes ka ndryshuar plotësisht dëshminë e tij.
Vladimir Kurti (i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes bashkë me Ruzhdi Hodën), në seancën e mbajtur në Gjykatën e Apelit Tiranë ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasojë e grabitjes, por ata ishin të paguar për të vrarë Agim Bucin nga Albert Zaja.
Albert Zaja i cili akuzohet se ka porositur vrasjen, u arrestua pak kohe me pare nga RENEA në Nikel si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit 1 vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)