Drejtori i DASH zbarkon në Shqipëri. Objektivat kryesore: “Drejtësia” dhe Reforma Zgjedhore

4 Shtator 2019 | 12:30

Drejtori i ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik e nisi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri këtë të mërkurë me një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit në prani të të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Në bisedën mes tyre, rëndësi iu vu dy reformave kryesore në vend, asaj të Drejtësisë dhe asaj Zgjedhore. Sa i përket “Drejtësisë”, kreu i Kuvendit nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Amerikës, ndërsa vlerësoi faktin që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta kenë prioritet rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e konfirmon edhe emërimi nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i Matthew Palmerit si të dërguar special për rajonin tonë.

“Nënvizimi nga Palmer në Forumin e Bledit të Sllovenisë i çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë si një prioritet i SHBA në rajon është me shumë rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

“Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga SHBA”, theksoi drejtori Kostelancik në lidhje me “Drejtësinë”.

Për t’u ndalur në vendin tonë, theks të veçantë iu vu nga drejtori i DASH edhe nevojës për realizimin e Reformës Zgjedhore, duke kërkuar nga qeveria, si një përgjegjësi të sajën, që dora e shtrirë për opozitën të jetë ajo që do të mundësojë tërheqjen e saj drejt realizimit të kësaj reforme brenda këtij viti, pasi kështu do të mundësohet edhe një Presidencë shqiptare e suksesshme e OSBE-së në vitin 2020.

Kryeparlamentari Ruçi tha se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e Reformës Zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në Komisionin e ri të Reformës.

Ndërkohë, pasi nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një aleat strategjik në NATO, duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me vendin tonë, David Kostelancik tha se Ballkani është me rëndësi jetike për SHBA-të, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, si dhe Sekretarin Pompeo.

Gjatë kësaj të mërkure, David Kostelancik do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, drejtuesen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026