Ukraina ‘përçan’ Evropën

15 Shkurt 2022 | 22:00

Bashkimi Evropian ka qenë i qartë dhe i unifikuar mbi mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Por debati në Parlamentin Evropian të mërkurën pritet të tregojë se palët ndahen tek detajet.

Për grupin socialist, dialogu është mënyra e vetme për ç’tensionimin e krizës ukrainase.

 “Duhet të kuptojmë se kjo çështje ka aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me territorin, vendin, situatën dhe se si sanksionet ekonomike do të prekin sektorë të caktuar. Por në çdo rast është e qartë se nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake nga Rusia do të jetë e nevojshme implementimi i sanksioneve dhe në këtë aspekt, Parlamenti bie dakord,” – deklaroi Iraxte Garcia, lidere e grupit socialist në Spanjë.

Zërat më kritikë vijnë nga e djathta ekstreme, por edhe nga e majta, që duan që BE të jetë neutrale.

“Nga njëra anë, Putin po bën disa provokime me dërgimin e trupave në kufi. Në anën tjetër, NATO dhe SHBA po bëjnë provokime kur deklarojnë se duan ta zgjerojnë Aleancën në kufijtë rusë. Dhe qëndrimi ynë, duke qenë se jam franceze dhe ndjek traditat e gjeneralit De Gaulle, nuk përkon. Ne nuk duhet të zgjedhim as anën e Rusisë dhe as atë të NATO-s,” – u shpreh Manon Aubry, lidere e së majtës në Francë.

Por ka dhe nga ata që thonë se BE jo vetëm që duhet të zgjedhë një anë, por të tregohet edhe më e qartë ndaj Rusisë.

 “Duhet t’i themi Putin se nëse pushton Ukrainën do të ketë një luftë guerrile që ne do ta mbështesim për 10 vjet, nëse nevojitet. Më pas, ne do të marrim paratë personale të tij, të fshehura nga oligarkët në parajsat fiskale dhe bankat perëndimore,” – tha Radoslaë Sikorski, euro-deputet i PPE-së.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka aprovuar një paketë të re ndihme prej 1.2 miliard eurosh për Ukrainën, pasi frika nga pushtimi rus po dëmton ekonominë e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026