Paketat ekonomike, Milva Ekonomi: Në vëmendje të qeverisë ishte individi, biznesi do e ketë të vështirë gjithë vitin
Si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit, e gjithë bota do të përballet me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Me një ulje të numrit të të infektuarve dhe me nisjen e hapjes graduale të aktiviteteve e bizneseve, qeveritë tashmë janë përqendruar se si t’i japin zgjidhje pandemisë ekonomike.
Në një lidhje live me Euronews Albania, Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi foli gjerësisht rreth asaj se si po e menaxhon qeveria shqiptare krizën ekonomike, paketat ekonomike, çfarë do të ndodhë me shkallën e papunësisë
Teksa bëri një përmbledhje të paketave ekonomike të ofruara nga qeveria për të ndihmuar individët dhe bizneset në këtë situatë të pazakontë, znj. Ekonomi theksoi faktin se qeveria përdori tre instrumentet që kishte përdorur BE.
“Ndihma ndahej në 3 drejtime; tek ata që nuk kishin më një punë, një garanci sovrane nga bankat qendrore të cilat dhanë dy mundësi sovrane, njëra që kompanitë të paguanin pagat për punonjësit, ndërsa në paketën e dytë garancia iu jepte mundësi atyre të shtoni likuiditetit.
Dhe së treti paketa solidare që iu dha familjeve për pagesën e ndihmës ekonomike dhe për familjet në nevojë”, tha ajo.
E pyetur lidhur me ndihmën konkrete që duhet t’i jepet biznesit në këtë moment në vështirë, znj. Ekonomi theksoi faktin se në këtë situatë, dialogu qeveri-biznes duhet të jetë i vazhdueshëm, por shtoi se në vëmendje të qeverisë në këtë periudhë ka qenë individi.
Deputetja e PS-së theksoi më tej se situata nuk është aspak në favor të biznesit dhe këtë e konfirmoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë një ditë më parë, por këta të fundit, sipas saj duhet të përpiqen të përfitojnë edhe nga ndihmat që po ofron BE, siç janë lehtësirat në procedurat e ‘korridorit të gjelbër’, që do thotë më shumë eksporte të shfrytëzuara nga prodhuesit
“Për të gjithë është e qartë që kjo s’është situatë e lehtë, është e vështirtë. Vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha dje se ekonomia shqiptare, nëse s’fillon dalja, do ta ketë të vështirë jo vetëm në tremujorin e dytë, por edhe më tej”, tha znj. Ekonomi.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta