Ministria e Kulturës s’mban premtimin, artistët e cirkut tregojnë vështirësitë

17 Shkurt 2022 | 08:52

Artistët e Cirkut Kombëtar stërviten në një dhomë të vogël, pranë vendit ku dikur ngrihej çadra e Cirkut Kombëtar. Për ta kjo nuk është aspak e lehtë.

“Artistët kanë pasur vështirësi, qoftë edhe profesionale nga ana fizike sepse kanë pasur disa kufizime në stërvitjen e tyre për të performuar numrat e tyre artistik. Në mjediset ku ne stërvitemi momentalisht ka disa teknalitete sepse akoma nuk janë përshtatur. Mjetet teknike nuk mungojnë, pavarësisht se arti i cirkut ka gjithmonë nevojë për rinovim të pajisjeve teknike sepse performancat dhe shfaqjet ndryshojnë”, u shpreh një artist.

Po aq sa hapësira, u mungojnë edhe duartrokitjet e spektatorëve që nuk i ndjejnë që prej 20 tetorit të vitit të kaluar

“Gjithashtu kanë pasur dhe vështirësi emocionale sepse nuk është e lehtë ajo që ndodhi për artistët e cirkut kombëtar, por kemi të bëjmë me profesionistë, kemi të bëjmë me artistë të cilët janë të përgatitur”, tha ai.

Ministria e Kulturës pati deklaruar se trupa e cirkut do stërvitej në palestrën e shkollës “Sinan Tafaj” apo shkolla të tjera, por nuk funksionoi.

Artistët thonë se ambientet nuk ishin të përshtatshme ndaj u kthyen në strehën e mbetur të shtëpisë së tyre të dikurshme. Janë në pritje të shtëpisë së re, së paku kështu u është premtuar.

“Jemi në pritje të një trualli të ri, ndoshta zyrtarisht me firmë të këshillit të ministrave nuk kemi, por le të themi që gjysmë zyrtartarisht e kemi”, tha ai më tej.

Ndërkohë që Ministria e Kulturës nuk ende ka një zgjidhje për ta, presin që natyra të jetë bujare. Të ofrojë kushte që të nisin një tur në ambientet e hapura.

“Cirku Kombëtar do të nisi një tur në gjithë republikën e Shqipërisë, në 61 bashki të vendit që na janë përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për bashkëpunim. Presim aktualisht vetëm disa teknikalitete të fundit për të nisur turin”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022