Kryeministri grek: Mbështesim vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd
Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por Athina ka zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë.
Nga Beogradi, kryeministri Kyriakos Mistokakis theksoi edhe një herë qëndrimin e Athinës, por rikonfirmoi mbështetjen që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e suksesshme dialogu.
“Ne dëshirojmë të shohim normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe për këtë arsye, japim mbështetjen tonë për vazhdimin e dialogut. Ne duam të arrihet një marrëveshje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe do të jetë në interes të të dyja palëve, por që do të krijojë edhe një atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në Ballkan”, u shpreh ai.
Në konferencën e përbashkët për mediat, presidenti Vuçiç u shpreh se ata duan zgjidhje, por zgjidhja duhet të jetë një kompromis dhe jo t’i imponohet Serbisë dhe popullit serb”.
Që nga viti 2013 kur të dyja shtetet, Serbia dhe Kosova u angazhuan për dialog, deri më sot janë bërë shumë pak përparime për normalizimin e marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)