Frikë nga kthimi në normalitet? Drejtorja e ISHP: 4 rastet kur duhet të mbani maskë

7 Maj 2020 | 14:24

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaron se në vend është reduktuar ndjeshëm numri i vatrave familjare të COVID-19. Nga mbi 100 që ishin 2-3 javë më parë, aktualisht numërohen vetëm 27 vatra.

“Numri i qarqeve ku kemi më shumë problematika, ato tashmë janë vetëm 4, ndërsa rrethet që janë me vatra të reja të pakta, vatra familjare, janë edhe ato të pakta. Kemi një pakësim të rasteve mbështetur nga mungesa e rasteve spitalore, të cilat mbeten në minimumet e veta. Padiskutim një lajm i gëzuar është se 9 ditë resht nuk kemi humbje jete”, deklaroi znj. Fico.

Drejtorja e ISHP-së thekoi më tej se tashmë vendi do të kalojë në një fazë tjetër, që është ajo e gjurmimit aktiv të rasteve dhe shtimi i numrit të testimeve. Po bëjmë ç’është e mundur që t’i rikthehemi gradualisht normalitetit. Por në këtë pikë nuk kemi pse të frikësohemi nëse do të ndjekim udhëzimet dhe do të ndërmarrim të gjitha masat”, u shpreh ajo.

Sa i takon masave që qytetarët duhet të marrin kur pritet heqja e masave kufizuese në një pjesë të madhe, znj. Fico theksoi katër raste ku duhet mbajtur maskë dhe doreza për të shmangur infektivimin e mundshëm nga COVID-19.

“Rekomandohet mbajtja e maskave në të gjithë ato raste kur udhëzuesi e thotë; 1- personel mjekësor, 2- njerëz që u shërbejnë personave të cilët janë të sëmurë 3- persona që kanë problematika shëndetësore ose janë COVID pozitiv, 4- në të gjithë ato ambiente ku është e pamundur të ruhet distanca fizike (si minimarkete)”, përfundoi kreu i ISHP-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026