2 të vdekur dhe 300 raste të reja me COVID-19
Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar edhe 300 raste të reja me virusin.
Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 2,419 testime që janë kryer, nga ku janë regjistruar edhe 934 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë konfirmuar 259,999 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 6,170 persona të infektuar me COVID.
91 të infektuar janë të shtruar në spital, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 17 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 300
Të shëruar në 24 orë 934
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,419
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,158
Fier 859
Vlorë 569
Elbasan 528
Berat 444
Shkodër 328
Lezhë 330
Gjirokastër 229
Durrës 220
Korçë 182
Kukës 172
Dibër 45
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq