Arkitektja akuza Ministrisë së Kulturës: Rikonstruktimi i objekteve, shkatërrim
Arkitektja Dorina Musai ka deklaruar se Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet në varësi kanë nisur lojën për shembjen e objekteve me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore.
Në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, ajo nënvizoi se objektet që merren nga qeveria për rikonstruktim apo restaurim, thjesht shkatërrohen.
“Fillon me kinemanë 17 nëntori. Është identik i njëjti model, ku shkatërrohet në tërësi objekti, ndërtohet një objekt i ri, imitohet fasada e tij dhe thuhet ja ku është objekti. Edhe tek stadiumi i njëjti model është bërë. Nuk ka asnjë vlerë është thjesht mashtrim”, u shpreh ajo.
Znj. Musai e quajti këtë një masakër që është firmosur nga Instituti i Ndërtimit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.
“Kanë firmosur shkatërrimin e veprave monument kulture. Kanë gjetur si justifikim tërmetin. Ministria e Kulturës ka punuar me dy standarde. Këtej lejohet privati, këtej pengohet pronari, sipas interesit që kanë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta