Gjobë rekord ndaj YouTube, 170 mln USD për shkelje të privatësisë së fëmijëve
Youtube do të detyrohet të paguajë plot 170 milionë dollarë për të sheshuar kështu akuzat e ngritura nga Komisioni federal i Tregtisë (FTC) dhe zyra e kryeprokurorit të New York se ka fituar miliona dollarë nga mbledhja e paligjshme e informacioneve personale të fëmijëve, pa pëlqimin e prindërve të tyre.
Marrëveshja, e njoftuar këtë të mërkurë, ka kaluar me 3 vota pro dhe dy kundër nga komisionerët e ndarë në linja partiake. Dy demokratët votuan kundër me argumentin se shkelja nuk është aq e madhe sa të dënohet Youtube, nën pronësinë e Google.
Aksionet e kompanisë mëmë të motorit gjigant të kërkimit në internet, “Alphabet” u rritën me 0.8% pas njoftimit.
Sipas marrëveshjesh, Google dhe Youtube duhet të paguajnë 136 milion dollarë për Komisionin e Tregtisë dhe 34 mln dollarë për hetuesinë e New York për shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve Online (COPPA). “Gjoba” e vendosur nga FTC është më e madhja e që arkëtohet prej saj në një rast të tillë, që kur Kongresi vendosi hyrjen në fuqi të ligjit COPPA në vitin 1998.
“Youtube ka shfrytëzuar popullaritetin mes fëmijëve në favor të klientëve potencialë të korporatave”, shkroi kreu i FTC-së, Joe Simons, njëri prej votave pro ndaj marrëveshjes. “E megjithatë, kur vjen fjala te respektimi i ligjit COPPA, kompania refuzoi të pranonte se pjesë të platformës së saj u drejtohen drejtpërdrejt fëmijëve. Nuk mund të ketë tolerim dhe as falje për këtë shkelje ligji nga Youtube”.
Ligji i njohur si COPPA kërkon që faqet e lidhura drejtpërdrejt me fëmijët të zbulojnë praktikat e shfrytëzimit të të dhënave dhe të marrin pëlqimin e prindërve për mbledhjen e informacioneve për fëmijët nën 13 vjeç.
Në aktakuzë pretendohet se Youtube ka mbledhur informacione personale nga “shikuesit e kanaleve të lidhura me fëmijët” pa miratimin e prindërve nëpërmjet “cookies”, elementëve që përdoren për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve në internet.
“Google dhe Youtube, në dijeni të plotë dhe mënyrë të paligjshme, kanë monitoruar, gjurmuar dhe ofruar publicitete drejt fëmijëve të vegjël, thjesht për të përfituar më shumë dollarë nga reklamimi”, tha kryeprokurorja e New Yorkut, Letitia James, në deklaratën e saj pas shpalljes së vendimit. “Këto kompani vendosin fëmijët përballë rrezikut dhe kanë abuzuar me pushtetin e tyre, shkak për të cilin ne kemi imponuar reforma madhore ndaj praktikave të tyre, duke i bërë që të paguajnë një prej shumave më të mëdha për çështje privatësie në historinë e Shteteve të Bashkuara”.
Në një njoftim të së mërkurës, Youtube bëri të ditur se do të ndërmerrte veprime për të adresuar shqetësimet e ngritura në lidhje me praktikat e veta.
“Që nga ditët e para, Youtube ka qenë një faqe interneti për njerëzit mbi 13 vjeç, por për shkak të ‘boom’-it të përmbajtjeve familjare dhe shtimit të pajisjeve teknologjike, përqindja e fëmijëve që shohin nëpër internet pa mbikëqyrjen e prindërve është rritur”, thuhet në deklaratën e rrjetit social.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit