Pasagjerët e tragetit italian rrëfejnë orët e frikës nga zjarri
Të mbijetuarit që po qëndrojnë në hotelin “City Marina” të Korfuzit kanë rrëfyer eksperiencën e frikshme që përjetuan pasi trageti me flamur italian u përfshi nga zjarri teksa lundronte në detin Jon me 240 pasagjerë në bord.
“Ne pritëm për 4 orë derisa skuadrat e shpëtimit erdhën. Ishim në mes të zjarrit, të cilin e ndjenim poshtë këmbëve. 250 persona po klithnin e bërtisnin, disa u hodhën në det dhe disa shokët tanë janë ende të humbur. Nuk e dimë ku janë”, tha shtetasi turk Fahri Ozgen.
12 persona vazhdojnë të konsiderohen të humbur, ndërsa 2 mbetën të bllokuar në traget, deklaruan autoritetet greke.
Ndërkohë, shtëllunga tymi u panë të dilnin nga mjeti lundrues edhe gjatë së shtunës.

Të njëjtën ditë, trageti ka lundruar në afërsi të brigjeve shqiptare në detin Jon.
Në momentin kur ai u përfshi nga flakët në bord ndodheshin 241 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës