Tabaku: Padi ndaj Emiriana Sakos se refuzoi të dëshmojë për inceneratorët
Kryetarja e Bashkisë Durrës u largua nga mbledhja e Komisionit për Inceneratorët ku ishte thirrur për të dëshmuar, gjë që e bëri Jorida Tabakun të kërkojë padi ndaj saj.
Sako nuk priti që t’i bëheshin të gjitha pyetjet, dhe braktisi mbledhjen pasi më përpara kishte qëndruar për disa minuta në celular.

Kryetarja e këtij Komisioni Jorida Tabaku kërkoi të ngrihet padi ndaj Sakos pasi “refuzoi të dëshmojë, dhe refuzimi për të dëshmuar është vepër penale”.
“Ju lutem, bazuar në ligje të përgatitet një padi ndaj Emiriana Sakos për refuzimin për të dëshmuar”, u shpreh Tabaku.
Për braktisjen e mbledhjes nga Sako, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se “kjo është hera e parë që një i thirrur për të dëshmuar në komision largohet me urdhër nga telefoni”.
Këlliçi e akuzoi Sakon se i ka dhënë 200,000 euro Klodian Zotos, ndërsa ngriti dyshime nëse Sako ka pasur kontakte me tre personat në kërkim për çështjen e inceneratorëve.
“Në 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro Klodian Zotos. A ka ka pasur kontakte sot me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan? Fliste me Dakon ndërkohë që ishim në komision”, u shpreh Këlliçi.
Nërsa deputetja socialiste, Ermonela Felaj kërkoi mbylljen e mbledhjes, me pretekstin se nuk bëhen pyetje por komente ndaj atyre që kanë ardhur për të dëshmuar.
Më herët Jorida Tabaku theksoi se dokumentet faktojnë se nga viti 2018, Vangjush Dako dhe Emiriana Sako kanë bërë gjithçka që Bashkia Durrës t’i depozitonte mbetjet në inceneratorin e Tiranës.
Sako tha se mbetjet janë çuar në Tiranë, pasi Durrësi është qytet turistik dhe se ndihet krenare për këtë zgjidhje.
“Sot unë jam krenare për këtë zgjidhje, që i çuam plehrat në Tiranë, sepse Durrësi është qytet turistik, në vend të Porto Romanos sot ka një park dhe nuk depozitohet asnjë mbetje”, tha Sako.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil