Zgjerohen kërkimet për 10 të humburit në anijen e djegur në Korfuz
Kërkimet për 10 personat që ende rezultojnë të humbur nga djegia e anijes ‘Euroferry Olympia’ në brigjet e ishullit grek të Korfuzit, janë zgjeruar të hënën.
Anija me flamur italian vazhdon të digjet prej 4 ditësh. 281 persona mundën të shpëtoheshin ndërsa kërkimet brenda anijes 183 metra të gjatë vijojnë.
“Është një operacion shumë i vështirë për shkak të tymit të dendur dhe temperaturave shumë të larta”, tha për AFP një zëdhënës i departamentit të zjarrfikëses.
42 forca në terren dhe 2 helikopterë po marrin pjesë në kërkime për personat që ende rezultojnë të zhdukur.
Trupi i një 58-vjeçari grek u gjet të dielën, duke konfirmuar viktimën e parë nga djegia e anijes.
Euroferry Olympia u përfshi nga flakët të premten, 2 orë pasi la portin grek të Igumenicës.
Në momentin e zjarrit në bord ndodheshin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus