‘Nuk është zgjidhje’, Kina kundërshton sanksionimin e Rusisë
Kina nuk ka menduar asnjëherë se sanksionet janë mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve, deklaroi të mërkurën Ministria e Jashtme.
Deklarata e zëdhënëses së ministrisë Hua Chunying erdhi pas pyetjes nëse kombi aziatik do i bashkohej shteteve të perëndimit në sanksionimin e Rusisë.
“Qëndrimi i qeverisë kinezë është se ne besojmë që sanksionet nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur problemin”, teksa shtoi se Kina gjithmonë ka “kundërshtuar sanksionet e njëanshme e të jashtëligjshme”.
Sipas zëdhënëses së ministrisë, sanksionet sjellin vështirësi të mëdha në jetën e qytetarëve si dhe shkaktojnë pasoja të rënda ekonomike.
Kina shpreson se çështja do të zgjidhet përmes dialogut dhe i bëri thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të vetëpërmbahen, tha Chunying para gazetarëve në Pekin.
“Ne shpresojmë se palët e përfshira do ta mendojnë me seriozitet këtë. Mendojmë se duhet të bëjmë më të mirën për të zgjidhur problemin përmes dialogut”
Hua foli dhe për rastin e Tajvanit, teksa hodhi poshtë pretendimet për një krahasim të mundshëm më situatën në Ukrainë.
“Tajvani nuk është Ukraina. Tajvani ka qenë gjithmonë një pjesë e pandarë e territorit të Kinës. Ky është një fakt i pamohueshëm historik dhe ligjor”, përmbylli Chunying.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus