Çfarë u diskutua në takimet për dialogun Kosovë – Serbi?

23 Shkurt 2022 | 11:38

Të martën në Bruksel u mbajtën takime në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Diskutimi pati në qendër çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këtë çështje.

Në takime ishin të pranishëm Besnik Bislimi, kryenegociator për Kosovën, homologu i tij serb Petar Petkoviç dhe përfaqësuesi i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zv. kryeministri i Kosovës, Bislimi, njoftoi se është diskutuar edhe për energjinë, në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese.

Temë e bisedimi ishte edhe integrimi në Bashkimin Evropian, ku sipas Bislimit u tha se Kosova ka bërë progres “megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”.

Dialogu Kosovë-Serbi rifilloi pas 3 muajsh “ngërç”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026