Tanket ruse mbërrijnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
24 Shkurt 2022 |
11:28
Tanket ruse kanë mbërritur në Kharkhiv, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, pas Kievit.
BBC raporton se ka të dhëna të konfirmuara nga një zyrtar ukrainas për mbërritjen e tankeve në Kharkhiv.
Ndërsa Perëndimi po paralajmëron prej muajsh për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, sulmi rus i të enjtes “po ndodh shumë shpejt”.
Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe po shpërndan armë për këdo qytetar që do të mbrojë vendin.
Kjo, në kohën kur presidenti rus i bëri thirrje Ukrainës që të mos mobilizohet ushtarakisht.
Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën mëngjesin e të enjtes. Prej sulmeve humbën jetën dhjetëra njerëz.
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet