Mbi 50 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19 në SHBA, amaneti shkoi në vend për 4 prej tyre

9 Maj 2020 | 07:13

Janë mbi 50 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli-Faber përmes një statusi në faqen e saj në Facbook ka treguar historinë e dy shqiptarëve Agron Vraja, 51 vjeç, anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe doktor Raif Krasniqi 77 vjeç të cilët kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre.

Me gjithë vështirësitë dhe peripecitë në këtë kohë pandemie, kur kufijtë janë të mbyllur dhe fluturimet të anuluara, znj. Faber thotë se ambasada arriti të bëjë të mundur kthimin në atdhe të trupave të tyre, bashkë me dy shqiptaro-amerikanë, Ponari 47 vjeç dhe Vuktilaj 53 vjeç të cilët kishin lënë amanet që trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri.

“Procedurat e kthimit të shtetasve, normalisht ndiqen nga familjarët, por këto nuk janë kohë të zakonshme. Ambasada Shqiptare në Uashington DC u angazhua menjëherë për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme. Ajo kontaktoi me një sërë institucionesh dhe koordinoi njëkohësisht me familjarët, Qeverinë Shqiptare, Ambasadën Italiane në Uashington DC, Konsullatën italiane në Nju Jork, drejtuesit e kompanisë Alitalia në Romë dhe në SHBA, drejtuesit e Air Albania, shtëpitë funerale në SHBA, Itali dhe Shqipëri, dhe me disa institucione të ndërmjetme që përgatisin dokumentacionin dhe lëshojnë lejet respektive me qëllim transferimin e trupave drejt Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye!

Unë munda të dërgoj një kurorë me lule në Lezhë, pranë varrit të Agronit. Do doja që këtë kurorë të mund ta çoja tek secili prej shqiptarëve që e humbën betejën me jetën këtë pranverë”, shkruan ambasadorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026