EUFOR dërgon trupa shtesë në Bosnje
Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, EUFOR, tha se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë, si masë mbrojtëse.
EUFOR ka thënë se vendimi është marrë për të mbështetur partnerët në Bosnje dhe për të krijuar një ambient të sigurt.
“Përkeqësimi i situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar ka potencial të përhapë jostabilitet në Bosnje-Hercegovinë. Angazhimi i këtyre forcave është masë parandaluese për të forcuar stabilitetin në Bosnje, përmes pozicionimit të forcave të mjaftueshme”, është thënë në njoftim.
Personeli shtesë do të niset nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia.
EUFOR ka thënë se vlerëson që aktualisht nuk sheh ndonjë kërcënim që do të kërkonte mbështetjen e forcës.
Njoftimi i EUFOR-it vjen në ditën kur Moska ka marrë vendim për pushtim të Ukrainës.
EUFOR është angazhuar në Bosnje-Hercegovinë prej vitit 2004.
Aktualisht ka rreth 3,500 pjesëtarë, prej të cilëve rreth 600 janë të angazhuar në këtë shtet.
Disa ditë më parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha dje se situata në Bosnje është “më shqetëtsuese se kurrë” pasi shtimi i zërave dhe aksioneve për një shkëputje të serbëve të Bosnjës ushqen frikën e rikthimit të një konfliktin ndërkomunitar.
Ai bëri thirrje liderëve politikë për të parandaluar shpërbërjen e vendit duke u kërkuar atyre të kryejnë reformat e nevojshme kushtetuese dhe zgjedhore.
“Unë i bëj thirrje liderëve politikë të Bosnjës për të shmangur shpërbërjen e vendit. Mund t’ju siguroj se, në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si unë ashtu edhe Sekretari i Shtetit Blinken kemi lëshuar një paralajmërim shumë serioz. Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Bosnjës”, tha Borrell.
Pas luftërave në vitet 1990 që vranë afërsisht 100,000 njerëz, një ndërhyrje e NATO-s në konfliktin boshnjak çoi në Marrëveshjen e Dejtonit, e cila e ndau vendin përgjatë vijave etnike në një përpjekje për të parandaluar dhunën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta