Sa të vështirë e ka Ukraina të mbrohet?
Ukraina, në numra sa i takon armatimeve dhe personelit ushtarak, qëndron shumë pas Rusisë pas investimeve modernizuese të forcës ushtarake nga presidenti Putin.
Zyrtarët perëndimorë përllogarisin se Rusia ka vendosur në kufi me Ukrainën rreth 190 mijë trupa, më shumë se sa e gjithë ushtria e Ukrainës, e përbërë nga 125,600.
Forcat ruse po hyjnë në Ukrainë përmes disa drejtimeve. Ukraina do ta ketë të vështirë të mbrojë vijën kufitare prej qindra km të gjatë nga Bjellorusia në veri dhe deri në Krime në jug.
Nëse mund ta konsiderojmë Ukrainën si fushë të një ore, rusët mund ta sulmojnë nga ora 10 deri tek 7.

Ben Barry, nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike dhe ish-ushtarak britanik thotë se kjo e bën shumë të vështirë mbrojtjen.
Pabarazia më e madhe mes dy vendeve është në forcën ajrore.
Ukraina ka 105 aeroplanë luftarake në kufi krahasuar me 300 që ka Rusia.
Sistemi i avancuar i mbrojtjes ajrore, siç janë raketat S-400, gjithashtu i japin përparësi Rusisë.
Në kontrast, Ukraina ka forca të limituara në mbrojtjen ajrore dhe mjete të vjetra.

Moska ka krijuar versionin e saj “tronditje dhe frikë” me sulme ajrore dhe artileri me rreze të gjatë.
Kjo u lejon rusëve që të sulmojnë qendrat e kontrollit të Ukrainës, depot e municioneve dhe forcat ajrore nga një distancë e largët.
Zyrtarë të inteligjencës perëndimore i kanë thënë BBC se shqetësimi real është se Rusia do të përpiqet që të rrethojë dy republikat që njohu si të pavarura.
Nëse luftimet shtrihen në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës, vetëm atëherë forcat e saj mund të kenë më shumë mundësi për t’u mbrojtur.
Një mbrojtje e përgatitur mirë mund t’i shkaktojë vështirësi dhe gjakderdhje ndaj çdo agresori siç ka ndodhur në Stalingrad në Luftën e Dytë Botërore.

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta