Rusia pretendon se po mbron Çernobilin nga terroristët
Rusia deklaroi se trupat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit për ta “mbrojtur atë”.
Sipas Ministrisë ruse, “grupe nacionaliste dhe organizata të tjera terroriste mund të përdorin situatën për të organizuar një provokim bërthamor”, dhe Rusia po përgatitet që kjo të mos ndodhë.
Rusia tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth centralit janë normale, dhe se një stafi i posaçëm po monitoronte nivelet e radioaktivitetit.
Trupat ruse morën kontrollin në centralin famëkeq bërthamor, të enjten.
Rusia deklaroi të premten se më shumë se 150 trupa ukrainase ishin dorëzuar dhe se ishin shkatërruar dhjetëra objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase, armë dhe automjete.
Megjithatë, Shefi ushtarak i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi tha të premten se ushtria e vendit po i rezistonte me sukses forcave ruse që përparonin nga veriu.
Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës herët të enjten, me sulme që përfshinë të gjithë territorin e Ukrainës dhe lanë mbi 100 të vdekur.
Gjatës natës Rusia sulmoi me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Që nga nisja e luftimeve raportohet për 137 viktima dhe për 316 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta