Merkel: Agresioni rus, pikë kthese për historinë e Evropës
25 Shkurt 2022 |
13:55
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës sot dhe tha se është një “shkelje e dukshme e ligjit ndërkombëtar” dhe një “agresion”.
“Ky agresion i ndërmarrë nga Rusia shënon një pikë të rëndësishme kthese në historinë e Evropës pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje të dukshme të ligjit ndërkombëtar dhe unë e dënoj ashpër atë”, tha Merkel, raporton Deutsche Welle.
Ajo tha se në këtë moment, solidarizohet me popullin ukrainas dhe udhëheqjen e tij.
“Mendimet dhe solidariteti im janë në këto momente të tmerrshme me popullin ukrainas dhe qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky”, theksoi ish-kancelarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë
- Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, klikoni këtu.
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta