Zelensky apel Putinit për dialog

25 Shkurt 2022 | 14:55

Në një video-mesazh të ri publikuar të premten, Presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje për dialog homologut të tij rus Vladimir Putin.

“Dua t’i drejtohem sërish Presidentit të Federatës së Rusisë. Në gjithë Ukrainën po luftohet. Le të ulemi në tavolinën e negociatave për të ndaluar vdekjen e njerëzve”, tha Zelensky në gjuhën ruse.

Zelensky theksoi gjithashtu se sanksionet kundër Rusisë duhet të ishin më të ashpra.

“Europa ka forcën e duhur për ta ndalur agresionin. Çfarë të presim nga vendet europiane? Heqjen e vizave për rusët, largimi nga sistemi SËIFT, izolim të plotë të Rusisë, tërheqjen e ambasadorëve, embargo për naftën, mbylljen e hapësirës ajrore. Të gjitha këto duhet të ishin opsionet e vendosura në tryzë sot”, shtoi presidenti ukrainas.

“Dilni jashtë, dilni në shesh dhe kërkoni të marrë fund lufta. Është e drejta juaj. Bombat që bien në Kiev, po ndodhin në Europë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainë. Raketat që po vrasin popullin tonë, po i vrasin të gjithë europianët”.

“Thërrisni qeveritë tuaja që Ukraina të marrë më shumë, më shumë ndihma financiare dhe ushtarake sepse kjo është ndihma nga ju, për Europën”.

“Ky nuk është thjesht pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky është fillimi i luftës në Europë”.

Sipas medias shtetërore të Kinës, edhe  Rusia është e gatshme të dialogojë.

Nga ana tjetër, Putin tha se SHBA dhe NATO kanë “injoruar për një kohë të gjatë shqetësimin e arsyeshëm  të Rusisë për sigurinë e saj” dhe se “përparimi i tyre ushtarak në frontin e lindjes” ka “sfiduar vijën e kuqe strategjike të Rusisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024