Bashkimi Evropian kritikon Zvicrën neutrale

Zvicër-BE Credits: Alliance/DPA
25 Shkurt 2022 | 16:46

BE-ja u shpreh e mllefosur me Zvicrën për shkak se ky vend nuk e ka sanksionuar Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

“Ky është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin evropian që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dhe nuk prek vetëm Ukrainën, por edhe Evropën – jo Bashkimin Evropian: prek Evropën. Zvicra është pjesë e Evropës”, ​​tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano për mediat në Bruksel.

“Pra, ne presim që partnerët tanë, fqinjët tanë, aleati ynë, të ndjekin shembullin në mbrojtje të parimeve mbi të cilat bazohen komunitetet tona dhe vendet tona. Ndër këto parime janë respektimi i rregullave ndërkombëtare, mbrojtja e demokracisë dhe solidariteti”, shtoi ai.

Qeveria zvicerane thotë se dëshiron të sigurohet që Zvicra nuk do të keqpërdoret dhe se po i konsideron sanksionet. Megjithatë, qeveria nuk ka bërë të ditur ndonjë masë konkrete.

Përmes një deklarate, qeveria tha se po përcjell situatën nga afër dhe se se është ë kontakt me disa vende për të shkëmbyer informata.

“Zvicra mund të miratojë masa të detyrueshme për të zbatuar sanksionet e miratuara nga Kombet e Bashkuara, OSBE ose partnerët kryesorë tregtarë të Zvicrës”, tha qeveria.

Qeveria dënoi njohjen nga Rusia të dy rajoneve të shkëputura në fillim të kësaj jave si një shkelje e integritetit territorial të Ukrainës.

Në vitin 2014, Zvicra neutrale nuk miratoi sanksione të BE-së kundër Moskës për aneksimin e Krimesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Zvicra kërkon përmirësim të marrëdhënieve me BE-në

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024