198 ukrainas të vrarë në 3 ditë luftime, mes tyre 3 fëmijë

26 Shkurt 2022 | 10:30

198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë gjatë tri ditëve luftimeve kundër pushtimit rus, tha ministri i Shëndetësisë të vendit, Viktor Lyashko.

1115 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre 33 fëmijë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha 35 persona u plagosën nga bombardimet gjatë natës në Kiev. Me të plagosurve rasportohet se janë edhe dy fëmijë, tha ish-kampioni i boksit.

Nuk është ende e qartë nëse ai i referohej vetëm civilëve.

Ai tha se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por shtoi se grupet diversante ruse ishin aktive në qytet.

Mëngjesit e sotëm bënë xhiron e botës imazhet e një blloku apartamentesh pranë aeroportit të Kievit, i bombarduar me raketa. Nuk dihet nëse mes të plagosurve janë edhe banorë të pallatit të shkatërruar pjesërisht.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024