Nuk kemi nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin, thotë Medvedev
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin.
Reagimi i tij vjen pas një vale sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura nga vendet perëndimore.
Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale VK, se është koha për të “bllokuar ambasadat”.
Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin. Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.
Medvedev gjithashtu dënoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se ky veprim i jep Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus.
LEXONI:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut