Rusia reagon ndaj sanksioneve të SHBA-së duke kërcënuar hapësirën
Rusia ka kërcënuar SHBA-në duke thënë se sankionet ndaj tyre mund të kenë pasoja të rënda mbi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).
Në një postim në Twitter, shefi hapësnior rus, Dmitry Rogozin, duket sikur sugjeron një rrëzim të mundshëm të Stacionit Hapësinor (ISS) mbi SHBA-në dhe Europën.
“ISS nuk fluturon mbi Rusinë, ndaj i gjithë rreziku qëndron mbi ju. A jeni gati për diçka të tillë? – shkruan ai.
Me anë të këtij postimi, shefi i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, ka paraljamëruar SHBA-në se këto sanksione do ta shkatërronin bashkëpunimin mes SHBA dhe Rusisë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
“Nëse bllokoni bashkëpunimin me ne, athërë kush do ta shpëtojë ISS nga ndonjë dalje e pakontrolluar jashtë orbite, që do ta shkaktonte të binte mbi Shtetet e Bashkuara ose Europën?” – shkruan Rogozin.
Në vazhdim ai shkruan: ‘Ka edhe një opsion tjetër – që kjo strukturë 500 tonëshe të bie mbi Indinë dhe Kinën. A keni dëshirë t’i kërcënoni ata me këtë mundësi? Stacioni ISS nuk fluturon mbi Rusinë, ndaj i gjithë rreziku është juaji. A jeni gati për këtë?”
Rogozin shtoi gjithashtu se vendndodhja dhe orbita e stacionit ISS kontrollohen nga “anijet kozmike ruse Progress MSS”.
NASA nuk është përgjigjur menjëherë pas kësaj por në një deklaratë për Euronews, ka thënë se “ne vazhdojmë të punojmë me Roscosmos dhe partnerët tanë internacional në Kanada, Europë dhe Japoni, në mënyrë që të garantojmë operacione të sigurta dhe të vazhdueshme të stacionit ISS”.
Për momentin në ekuipazhin e Stacionit Hapësinor Botëror ISS, gjenden 4 austronautë të NASA, 2 kozmonaut rusë dhe 1 astronaut europian.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)