Veting me maska dhe tunel dezinfektimi, KPK me protokoll sigurie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kthehet punës me kushte reja higjienike. E gjithë puna e këtij institucioni do të bazohet në një protokoll të ri të cilin janë të detyruar ta ndjekin punonjësit dhe të gjithë personat të cilët do të marrin pjesë në një seancë vetingu.
Sipas rregullores së re, punonjësit e KPK-së do të duhet të kalojnë nga tuneli i dezinfektimit që do vendoset në hyrje të institucionit. Punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska, doreza, do t’u matet temperature, ndërsa në zyra do të jenë të vendosur dezinfektantë për t’u përdorur gjatë punës.
E njëjta gjë do të ndodhen edhe në sallën ku zhvillohen seancat dëgjimore. Përveç distancimit fizik, të gjitha palët duke përfshirë dhe mediat duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, doreza dhe maska.
Pavarësisht këtij protokolli ende nuk kanë një datë se kur do të nisin seancat dëgjimore në shkallën e parë të vetingut. Prej datës 13 puna në KPK është pezulluar në mbështetje të aktit normative të nxjerre nga qeveria pas situatës së krijuar me COVID-19.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë