Urgjente rritja e kapaciteteve ushtarake, thotë eksperti i sigurisë
Lufta Rusi-Ukrainë vijon dhe frika për përshkallëzimin e situatës në Evropë bëhet dhe më e prekshme. Në këto kushte janë disa masa që qeveria shqiptare duhet t’i marrë për të rritur sigurinë.
Ky ishte qëndrimi i ekspertit të sigurisë, Arben Çuko i cili sugjeroi rritjen e kapaciteteve ushtarake në mënyrë të menjëhershme.
“Fatkeqësisht kapacitetet tona operacionle dhe luftarake janë bazike,” – u shpreh Çuko.
Sipas tij qeveria duhet të:
- Të riarmatosë ushtrinë
- Të ndërtojë një plan minimalisht 10 vjeçar për rritjen e fuqisë ushtarake
- Të ndryshojë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe ushtarake
- Të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
- Të krijojë menjëherë forcat rezerviste
Ndërkohë, sa i takon qasjes së Serbisë në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe bashkëpunimit Shqipëri-Serbi në Open Balkan, Arben Çuko deklaroi se Ballkani i Hapur duhet riparë për aq kohë sa Serbia është pozicionuar krah Rusisë dhe ka një qëndrim komplet të kundërt nga Shqipëria sa i takon luftës.
“U krijua hendeku. Ne jemi në dy. Ai është me rusin, ne jemi me Perëndimin. Duhet të kalojë një kohë, duhet sqaruar gjithçka,” – u shpreh eksperti i sigurisë.
Sipas tij Shqipëria duhet të fokusohet te rritja e sigurisë, në të mirë të popullit dhe për të qenë pjesë dinjitoz në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta