Lutje për Ukrainën në katedralen e Shën Palit në Tiranë

28 Shkurt 2022 | 09:05

Një meshë u mbajt në katedralen e Shën Palit në Tiranë të dielën në mbrëmje për luftën Rusi-Ukrainë.

Mesha u zhvillua pas thirrjeve të Papa Françeskut për lutje në gjithë botën, që armët të heshtin dhe lufta të përfundojë.

“Me luftën humb gjithçka. Me luftën shkatërrohet gjithçka. Vetëm me paqen, vetëm me dialogun, vetëm me lutjen, vetëm me vëllazëri mundet me të vërtetë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” – u shpreh kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj.

Në meshë mori pjesë dhe nunci apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi.

Papa kërkon që ky princip i vëllazërisë të mos jetë vetëm shpirtëror, por mënyrë jetese. Duhet të frymëzojë politikën, të dalim nga vizioni që njeriu është ujku, armiku i tjetrit,” – u shpreh ai.

Salla ku u mbajt mesha ishte e mbushur plot me besimtarë, që ndezën qirinj dhe u lutën për paqe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022