Paralajmërimi për bllokimin e aboneve në mars sjell kaos në pikat e shitjes
Ndonëse Shoqata dhe Unioni i Transportit Publik paralajmëruan se për muajin mars nuk mund të ofrohet shërbimi me abone, në pikat e shitjes se tyre, mëngjesin e një dite më parë qytetarët janë pajisur me bileta të pajtimit mujor.
Pasi u vunë në dijeni se abonetë po shiteshin edhe për muajin mars, qytetarët janë dyndur në radhë duke pritur me orë të tëra. Kaos u krijua në zonën e 9-katësheve në Tiranë.
Për shkak të radhëve, një qytetare pati probleme shëndetësore.
Unioni dhe Shoqata e Transportit Publik kane deklaruar se nuk kane mundësi financiare për të funksionuar normalisht, madje janë në kolaps.
Ata i kanë drejtuar disa kërkesa pushtetit qendror, si: rimbursim të TVSH-së, heqjen e akcizës, të taksës së qarkullimit në karburant dhe rimbursim nga ministritë e linjës për kategoritë e qytetarëve që udhëtojnë falas.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta