Zv.presidenti Pence nuk do të vetizolohet pasi ndihmësi i tij rezultoi pozitiv me coronavirus

11 Maj 2020 | 19:06

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence nuk do të qëndrojë në karantinë dhe planifikon të jetë në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së sotme, sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht raportimeve në media se ishte në vetizolim pasi një person nga stafi i tij rezultoi pozitiv me coronavirus.

“Zëvendës presidenti Pence do të vazhdojë të ndjekë këshillat e stafit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë dhe nuk është në karantinë”, tha nëpërmjet një deklarate zëdhënësi Devin O’Malley.

Zv“Zv.presidenti ka rezultuar negativ në testet e përditshme që ka bërë dhe ka planifikuar të jetë në Shtëpinë e Bardhë të hënën”, thuhej në deklratë.

Gjatë së premtes, Trump i ka treguar gazetarëve se zëdhënësja e Pence ka rezultuar pozitive në testin e coronavirus, vetëm një ditë pasi edhe shoferi personal i Trump rezultoi po ashtu si i prekur nga virusi.

Si Trump ashtu edhe Pence janë kritikuar për mos mbajtjen e maskave pavarësisht rekomandimeve për ta bërë këtë në vende publike nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve

Tre zyrtarë të lartë amerikanë janë vetizoluar pasi ranë në kontakt me një person të prekur nga virusi, një ndër ta është edhe Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

 

Lexoni gjithashtu: 

Covid-19, sekretarja e zv.presidentit Mike Pence rezulton pozitive

Trump kërkon rifillimin e sporteve në SHBA

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa

Irani thotë se do të kërkojë të vendosë tarifa shërbimi për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të sigurimit të sigurisë së anijeve,...
18:14 | 04/06/2026

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026