Mbahet sot raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë
Raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas do të mbahet të mërkurën.
Mendohet se delegacionet do të kenë të njëjtët përfaqësues si gjatë takimit të të hënës në kufirin me Bjellorusinë.
“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe pushtuesit do të zhvillohet sot. Delegacionet do të kenë të njëjtën përbërje”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN të mërkurën.
Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.
Kievi kërkon armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse ndërsa Rusia këmbëngul në çmilitarizimin e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)