Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit në OKB
Qeveria e Ukrainës i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të marrin në konsideratë rishikimin e statusit të Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba shprehet se ndërhyrja ushtarake vë në pikëpyetje legjitimitetin e Rusisë në këtë këshill.
Gjatë një fjalimi televiziv, Kuleba kërkoi rishikim ligjor të plotë dhe të paanshëm për pozicionin e përhershëm të Moskës.
“Kemi besim se kur analiza të përfundojë, do të jetë e dukshme se prezenca e Rusisë në Këshillin e Sigurimit në OKB është e paligjshme”, tha Kuleba.
“Çdo gjë varet tek vendosmëria e ekipit ligjor që heton këtë çështje në OKB”, shtoi ministri.
Rusia është një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB bashkë me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën.
Ky pozicion u lejon këtyre vendeve që të vendosin veton, që do të thotë se këshilli e ka të pamundur të miratojë rezolutë nëse një vend voton kundër.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta