OKB miraton rezolutë: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina

2 Mars 2022 | 18:14

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës me “termat më të forta të mundshme”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Rezultati i votimit ishte 141 për Ukrainën, 35 vota abstenim ndërsa vetëm 5 vota ishin kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia.

Votimin e ka përshëndetur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy duke thënë se bota është krah vendit të tij.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya e ka krahasuar liderin e Rusisë, Vladimir Putin me Hitlerin.

Gjatë fjalës së tij në OKB, ai tha se pushtimi rus ka si qëllim që ta  privojë Ukrainën nga drejta për të ekzistuar.

Këtë gjë tha ambasadori tentoi të bënte dhe Hitleri më shumë se 80 vjet më parë.

Kyslytsya i kërkoi OKB që ta ndalojë Rusinë pasi ky është dhe qëllimi pse është krijuar ky organizëm ndërkombëtar.

Pjesë e votimit ishte dhe Shqipëria, e cila aktualisht është anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, u shpreh ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka pak pas votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024