“Testi” i deputetëve gjermanë për negociatat, DW: Rama viziton Berlinin më 13 shtator

6 Shtator 2019 | 15:02

Nëse Presidentit të Republikës, Ilir Meta, do t’i duhet të dalë të hënën e 9 shtatorit përpara komisionit hetimor në Kuvendin e Shqipërisë për të dëshmuar mbi zhdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, kryeministri Rama pritet të “testohet” të premten e ardhshme, më 13 shtator, nga deputetët e grupit më të madh në Bundestagun gjerman, CDU-CSU.

Deutsche Welle raporton se javën e ardhshme në Berlin, deputetët kristiandemokratë dhe kristiansocialë, kryesisht ata të grupit të punës mbi Ballkanin Perëndimor që drejtohet nga Johann David Wadephul (CDU), apo edhe nga grupet e punës për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Punët e Jashtme, do të diskutojnë intensivisht për Shqipërinë në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Deputetët gjermanë do të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë federale në Gjermani, por edhe me vet kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin në datën e sipërpërmendur.

Edhe pse mes deputetëve të CDU-CSU-së dominon prirja për t’i dhënë një “Po, me kushte” Shqipërisë, ka edhe një pjesë të vogël por të zëshme, që mendon se vendi ynë nuk është ende gati për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Reforma në sistemin e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, si dhe reforma zgjedhore janë mes kushteve që janë formuluar edhe më parë ndaj Shqipërisë, ndërsa tashmë pritet të vendosen kushte edhe në lidhje me sqarimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, apo sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona zgjedhore.

Grupi i CDU-CSU-së në Parlamentin gjerman pritet të marrë vendimin përfundimtar më 24 shtator, e nëse vendimi është në përputhje me atë të qeverisë gjermane dhe partnerit në koalicion, SPD, për nisjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë, atëherë qëndrimi do të votohej më 27 shtator, në seancën plenare të Bundestagut.

Vendimi për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut, pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Europian në Bruksel, në datat 17-18 tetor 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026