Shpërthim në stacionin hekurudhor në Kiev që shërbente si strehë
Një shpërthim i fuqishëm ka thyer xhamat e një stacioni hekurudhor në Kiev i cili shërbente si strehë e nëndheshme për mijëra fëmijë dhe gra.
The moment of the rocket strike on Kyiv, south Railway station https://t.co/8QwwFlAzvm pic.twitter.com/AtpfrM4tSx via @EuromaidanPR #Ukraine
— Liveuamap (@Liveuamap) March 2, 2022
Sipas autoriteteve nuk ka pasur viktima, ndërkohë që ka nisur evakuimi i qytetarëve.
“Terroristët rusë sulmuan nga ajri stacionin jugor të hekurudhës në Kiev. Po evakuohen mijëra gra e fëmijë”, thuhej në deklaratën e administratës lokalë të Kievit.
Këshilltari i ministrit të brendshëm, Anton Gerashchenko, deklaroi se predha goditi një rrjet të ngrohjeje dhe se një pjesë e qytetit mund të mbetet pa ngrohje.
Ai tha gjithashtu se dëmi mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e një rakete që u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Kryetari i bashkisë Vitali Klitschko, pohoi se ka pasur një sërë sulmesh raketore në kryeqytet dhe zonat përreth, por nuk janë shënuar viktima.
“Jemi duke hetuar ngjarjen”, tha Klitschko në faqen e tij në Telegram.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, trupat ruse kanë bombarduar një sërë zonash rezidenciale në gjithë rajonin e Kievit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet