Zelensky: Jemi komb që prishi planet e armikut brenda një jave

3 Mars 2022 | 02:14

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video-mesazh mbrëmjen e së mërkurës ku i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të luftojnë “kundër pushtuesve rusë”.

Videoja e postuar në Facebook mban mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë se do të marrë një kundërpërgjigje të ashpër nga ukrainasit”

“Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave – plane që qenë ndërtuar dhe llogaritur mirë ndër vite, me urrejtje për vendin tonë, për popullin tonë, për çdo popull që ka dy gjëra: liri dhe zemër. Por ne i ndalëm dhe i mundëm”, tha Zelensky.

Ai tha se ushtarët rusë që kanë kapur “nuk e dinë përse janë këtu” dhe se tashmë po kthehen në Rusi.

Ai i përshkroi trupat ruse me “fëmijë të hutuar” që po përdoren nga Moska.

Presidenti ukrainas i shprehu mirënjohjen qytetarëve të Melitopolit dhe Konotopit pasi i dolën para dhe bllokuan rrugën trupave rusë.

Zelensky tha se kishte firmosur një dekret për të dekoruar me titullin Hero të Ukrainës 15 ushtarakëve ukrainas, nëntë prej tyre pas vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024