Trupat ruse marrin kontrollin e Kherson, thotë kryebashkiaku

3 Mars 2022 | 07:20

Fillimisht u raportua se Kherson u pushtua. Më pas autoritetet ukrainase e përgënjeshtruan lajmin.

Këtë të enjte kryebashkiaku Igor Kolykhaev tha se kontrolli i qytetit port kyç në Ukrainën jugore është në dorë të trupave ruse.

Sot Ukraina hyn në javën e dytë të luftës dhe që prej fillimit të pushtimit, Kherson është qyteti i parë i madh që është uzurpuar.

Kolykhaev, tha se trupat ruse kishin hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit dhe kishin vendosur një shtetrrethim për banorët.

Disa qytete janë nën bombardime intensive, ndërsa e mërkura ishte një nga ditët më shkatërruese të luftimeve.

Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (IÇ) në Hagë.

Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje të rënda ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, me 498 trupa të vrarë dhe 1 597 të tjerë të plagosur, ndërkohë Ukraina thotë se humbjet e Rusisë shkojnë në mijëra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024