Lufta Rusi-Ukrainë hyn në javën e dytë, si raportohet gjendja
Tashmë ka kaluar një javë që nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë. E enjtja shënon ditën e tetë të luftës. Çfarë dimë deri tani?
Bisedimet Ukrainë-Rusi: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet të enjten ndërmjet delegacioneve të dy vendeve në Bjellorusi. Raundi i parë u zhvillua të hënën dhe zgjati pesë orë.
Hetimi në Hagë: Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë tha të mërkurën se do të nisë menjëherë hetimin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Përparimi i forcave ruse në Kiev: Forcat ruse që lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit kanë ngelur në po të njëjtin vend, tha të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Trupat mund të kenë probleme me furnizimin dhe mund të rigrupohen për shkak të rezistencës së Ukrainës.
Lufta në Kherson: Kryetari i bashkisë së Kherson tregoi se qyteti jugor kishte rënë të mërkurën në duart e rusëve dhe forcat ukrainase ishin larguar. Kjo pason disa ditë luftimesh të rënda, ku e mërkura ka qenë me humbjet më të mëdha, sipas autoriteteve.
Bombardimet në Kharkiv: Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u përball me bombardime intensive të mërkurën, me sulmet me raketa ruse që goditën të paktën tre shkolla, një katedrale dhe disa dyqane. Një anëtar i Organizatës për Sigurinë dhe OSBE u vra ndërsa po furnizohej me ushqime në Kharkiv këtë të martë.
Kërkesa e Kinës: Një raport i inteligjencës perëndimore tregoi se zyrtarët kinezë në fillim të shkurtit kërkuan që zyrtarët e lartë rusë të prisnin derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit përpara se të fillonin një pushtim të Ukrainës.
Votimi në OKB: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Rusisë të mërkurën. Rezultati nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe dyshohet se do të ndikojë në vendimet e Putin pavarësisht peshës që ka.
Vala e refugjatëve: Një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq