Nga fëmijët tek të moshuarit, vijojnë protestat në gjithë Rusinë
Protestat kundër luftës po vijojnë në gjithë Rusinë nga të gjitha grupmoshat.
Ata janë kundër vendimit të presidentit Putin, i cili sipas tyre ka vepruar pa marrë në konsideratë mendimin e popullit. Tani është koha që t’ju dëgjohet zëri.
Policia ruse synon të mbyllë çdo mospajtim publik kundër sulmit në Ukrainë. Efektivët i mbyllin protestat po aq shpejtë sa ato hapen, ndonjëherë duke dhunuar protestuesit e herë të tjera duke i arrestuar.
Anëtarët e “inteligjencës” ruse, përfshirë këtu akademikë, shkrimtarë, gazetarë dhe të tjerë, kanë lëshuar një thirrje publike kundër agresionit. Ata shkruan një letër drejtuar Putin të nënshkruar nga 1 200 studentë dhe stafi i Universitetit MGIMO. Instituti Shtetëror i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), i lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme, prodhon pjesën më të madhe të qeverisë ruse dhe elitën e shërbimit të jashtëm.
Nënshkruesit deklarojnë se janë “kategorikisht kundër veprimeve ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë”.
“Ne e konsiderojmë moralisht të papranueshme të qëndrojmë mënjanë dhe të heshtim kur njerëzit po vdesin në një shtet fqinj. Ata po vdesin për fajin e atyre që preferuan armët në vend të diplomacisë paqësore,” thuhet në letër.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë