Furnizimi me grurë, tregtarët po lidhin kontrata të reja me shtete të tjera
Pak ditë më parë në Durrës ka mbërritur anija e fundit me grurë nga Rusia, por sapo është shpërndarë në fabrikat e miellit në Tiranë është shitur brenda ditës. “Mirëmëngjes” ka vëzhguar disa nga pikat e tregtimit të miellit.
Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë që në javën e parë probleme në ekonomi, ndërsa pritet që efektet do të jenë shumë negative. Deri tani çfarë po ndikon negativisht është dhe paniku i njerëzve të cilët po nxitojnë të furnizohen, nga frika e rritjes së çmimeve.
Qytetarët shkonin për të blerë dhe ktheheshin duarbosh pasi furnizimi mbaronte shumë shpejt prej kërkesës së lartë.
Një shitës në një nga këto subjekte thotë se situata është e ngjashme me nisjen e pandemisë. Ai tregoi se furnizimi i miellit të martën u shit brenda pak orësh.
E njëjta gjë ndodh edhe në një subjekt tjetër. 13 orë miell janë shitur brenda pak orësh dhe shitësi tregoi se është në pritje për furnizimin e radhës.
Ditën e martë, arriti anija e fundit me grurë nga Rusia. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes, Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Tregtar Agroushqimor tha se 72% e grurit vjen nga Rusia e për këtë arsye do të duhet të gjendjet një treg i ri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta