Lufta në Ukrainë rrit me 20% çmimin e naftës në bursë
Lufta e Rusisë për të marrë Ukrainën ka rritur çmimin e naftës me 20% përgjatë 8 ditëve të fundit.
Në 23 shkurt, një ditë para pushtimit, një fuçi naftë u shit në bursë për 96 dollarë, ndërsa këtë të enjte arriti 116 dollarë.
Me çmimet ditëve të para të marsit, nafta ka kaluar edhe nivelin e para 8 viteve, kur në qershor 2014 arriti 113 dollarë për fuçi.
Aktualisht nafta në vendin tonë shitet për 200 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.
Ky shtrenjtim shpejt do të ndihet edhe në tregun vendas, aty ku në pikat e karburanteve, prej afro një muaji nafta shitet deri në 199 lekë për litër, një rekord historik ky që kalon edhe periudhën 2008-2009, kur nafta në bursë ishte 140 dollarë për fuçi dhe në treg 190 lekë për litër.
Operatorët e tregut pohojnë se nëse nafta në bursat globale do të shkojë sërish në nivelin e 130-140 dollarëve për fuçi, në tregun e brendshëm ajo mund të arrijë në 250 lekë për litër.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën