Përmbyllet raundi i dytë pa marrëveshje përfundimtare
Pas dy orësh e gjysmë, ka përfunduar raundi i dytë i takimit midis negociatorëve të Ukrainës dhe Rusisë.
Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak deklaroi se palët nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare.
Ai theksoi se është rënë dakord vetëm për krijimin të korridoreve humanitare dhe vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm për evakuimin e qytetarëve.
“Në raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë, Ukraina nuk mori rezultatet që shpresonte”, deklaron Podoliak në Twitter.
The second round of negotiations is over. Unfortunately, the results Ukraine needs are not yet achieved. There is a solution only for the organization of humanitarian corridors… pic.twitter.com/0vS72cwYSX
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022
Kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky pohoi për mediat ruse se palët u pajuan vetëm për lejimin e korridoreve të evakuimit të popullsisë civile.
“Unë mendoj se është progres domethënës”, tha ai.
Sipas Reuters, takimi i radhës mund të mbahet në fillim të javës së ardhshme.
Pak momente para takimit, Podolyak zbuloi tre kërkesat e Ukrainës në tryezën e dialogut:
- Armëpushim i menjëhershëm
- Ndalimi i luftimeve
- Korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga qytete që janë shkatërruar ose vazhdimisht të bombarduara
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta