NATO refuzon Ukrainën: Një zonë ndalim-fluturimi zgjeron luftën në Europë
Vendet anëtare të NATO-s refuzuan të premten kërkesën e Ukrainës për një zonë “ndalim fluturimi”, me argumentin se krijimi i saj për t’i bërë kontrast Rusisë do të bënte që lufta në Ukrainë të përhapej në të gjithë Evropën.
“NATO është një aleancë mbrojtëse. Detyra jonë është të ruajmë sigurinë e 30 vendeve. Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësi të garantojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të përhapet përtej Ukrainës, pasi kjo do të ishte shkatërruese dhe e rrezikshme”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar fuqive perëndimore të ashpërsonin masat kundër lëvizjeve ajrore të Rusisë, që kur ajo nisi pushtimin 9 ditë më parë.
“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por edhe besojmë se nëse e krijojmë këtë zonë, do të përfundonim në një luftë në shkallë Evropiane, që do të përfshinte më shumë vende dhe do të shkaktonte shumë më tepër vuajtje”, u shpreh kreu i NATO-s.
Vendet e NATO-s kanë dërguar armatime në Ukrainë, por nuk kanë ndërmarrë aksione ushtarake që do t’i vendoste ato në përplasje direkte me Rusinë.
Në fjalën e tij, Stoltenberg paralajmëroi se ditët në vijim me gjasa do të jenë më të vështira për ukrainasit, pasi do të ketë më shumë vdekje, vuajtje dhe shkatërrim nga agresioni rus.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur