Fauci kundër Trump: SHBA nuk ka arritur të kontrollojë virusin, të vazhdojë izolimi

13 Maj 2020 | 05:29

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci gjatë dëshmisë së tij ditën e martë në Senatin amerikan, tha se qeveria amerikane megjithëse ka bërë progres të madh, nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll virusin COVID-19.

Fauci po ashtu paralajmëroi Senatin amerikan se shtetet duhet të ndjekin rekomandimet e ekspertëve para se të konsiderojnë rihapjen e vendit.

“Nëse disa zona, qytete apo shtete ose pika kontrolli të ndryshme tejakalojnë kontrollet hapen pa pasur aftësinë të reagojnë në mënyrë efektive dhe efikase, shqetësimi im është se mund të shohim vatra të vogla të cilat mund të çojnë në një valë të dytë shpërthimesh. 

Deri këtu kam qenë shumë i qartë në mesazhin tim. Të vazhdojmë me masat izoluese, të ndjekim udhëzimet që kanë qenë të menduara shumë mirë dhe të realizuara mirë. 

Fauci, një nga drejtuesit e Task Forcës amerikane, i tha Senatit se përpjekjet e kombit për të luftuar virusin vdekjeprurës COVID-19  dhe sëmundjen që ajo shkakton duhet të “përqendrohen në praktikat e provuara të kontrollit të shëndetit publik. 

Deklaratat e Faucit vijnë në kundërshtim me mesazhet e presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka inkurajuar shtetet t’i japin fund mbylljes së aspekteve kyç të ekonomisë së vendit. Kjo nuk është herë e parë që përmes deklaratave, ai kundërshton pikëpamjet e Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026