Beteja brenda LDK-së, Mustafa: Vjosa Osmani ka zhgënjyer një pjesë të partisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ai vlerëson vullnetin politik të shumicës dhe nuk preokupohet për disa zëra që thonë se partia që drejton mund të përçahet. Sipas tij, PDK nuk përçahet kur ka demokraci të brendshme dhe ku shumica e Këshillit të Përgjithshëm kanë vendos për koalicionin me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe.
Duke folur për kryeparlamentaren Vjosa Osmani, Mustafa tha se janë disa që kanë zhgënjyer një pjesë të LDK-së, por kjo është çështje e tyre.
Ndërsa, për fatin e saj në subjektin që drejton, tha se i mbetet organeve drejtuese të vendosin. Ai përsëriti që qytetarët nuk bëhen për qeverinë.
“Zgjedhjet bëhen për Kuvendin e Kosovës, askush nuk mund të thotë se kush me kë do ta bëjë qeverinë”, tha ai.
Mustafa u shpreh se Qeveria e re e Kosovës menjëherë duhet të bëjë kontaktin me Berlinin dhe ta fitojë përkrahjen për liberalizimin e vizave.
Sipas tij, është e nevojshme që të kontaktohet Franca për t’u zotuar se do të luftohet korrupsioni, por gjithashtu duhet të kontaktohet edhe Holanda, pasi me vendet e tjera thotë se nuk do të ketë probleme.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta